Trendy

Tensione të reja në Iran, raportohen shpërthime pranë portit strategjik në Gjirin e Omanit

Para 3 javë

Tre shpërthime janë regjistruar në qytetin Konarak, në provincën jugore Sistan-Baluchistan të Iranit, ku ndodhet një port me rëndësi strategjike në brigjet e Gjirit të Omanit.

Ngjarja vjen në kuadër të një serie sulmesh të raportuara në disa rajone të vendit. Sipas informacioneve të publikuara, objektiva të sulmeve kanë qenë aeroporte, rrjete logjistike në jug të Iranit, si edhe reaktori bërthamor i Bushehrit.

Raportohet se sulmet nuk janë kufizuar vetëm në objektet ushtarake dhe strategjike. Edhe infrastruktura civile, përfshirë linjat hekurudhore në pjesën veriore të vendit, është goditur.

Zhvillimet ndodhin pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi shtim të presionit ndaj udhëheqjes iraniane për ta rikthyer atë në procesin e negociatave. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të pranojnë presion nga Shtetet e Bashkuara.

Më herët gjatë ditës, media të ndryshme raportuan edhe për sulme në qytetin Ahvaz, në provincën Khuzestan, në jugperëndim të Iranit.

Këto ngjarje përkojnë me ceremoninë mortore të Ajatollah Ali Khameneit, i cili, sipas raportimeve, u vra në muajin shkurt në një operacion të lidhur me SHBA-në dhe Izraelin.

Trending