Pas vdekjes së kryetarit të Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, në skenën politike kanë nisur kalkulimet për zgjedhjet e parakohshme lokale që pritet të mbahen në muajt e ardhshëm, siç parashikon ligji.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tema.mk, në radhët e BDI-së po përmendet emri i Enver Pajazitit si një nga kandidatët e mundshëm për garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Burime vlerësojnë se BDI mund të rikthejë në garë Enver Pajazitin, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e përballjes për drejtimin e komunës.
Nga ana tjetër, koalicioni VLEN ende nuk ka dalë me ndonjë emër apo qëndrim zyrtar për kandidatin e mundshëm që do ta përfaqësojë në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Si herave tjera, BDI po mundohet të luaj lojën e vjetër që shqiptarët mos udhëheqin me komunën e Brvenicës.
Lexo edheTë dielën zgjedhjet lokale në Bërvenicë, sot votuan të sëmurëtMbetet të shihet nëse emri i Enver Pajazitit do të zyrtarizohet nga BDI dhe cilat do të jenë lëvizjet e partive të tjera në javët në vijim, ndërsa gara për Bërvenicën pritet të jetë një nga më të ndjekurat në zonën numër gjashtë./Tema.mk/
Më shumë për këtë
Sipas trendit të votave në Bërvenicë, Arkin Jahiji del në raundin e dytë me kandidatin e VMRO-së?!Maqedoni · 1 javë më parë
Rama shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së: Abdixhiku të dorëhiqetLajme · 4 ditë më parë
VLEN: Bërvenica votoi për unitet, çdo pazar politik do të ishte tradhti ndaj qytetarëveMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












