Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bajram Rexhepi u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme kombëtare në Tetovë

Bajram Rexhepi u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e nesërme kombëtare në Tetovë

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për të shtunën, më 11 korrik, në ora 20:00, në Sheshin “Iliria” në Tetovë.

Në mesazhin e tij, Rexhepi thekson se protesta është një reagim kundër, siç shprehet ai, poshtërimit dhe nënçmimit të shqiptarëve, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e tubimit.

“Nuk e durojmë poshtërimin. Nuk e pranojmë nënçmimin. Kur bëhemi bashkë, jemi më të fortë. Shihemi nesër, në ora 20:00, në Sheshin ILIRIA!”, thuhet në videomesazhin e tij.

Ai e ka shoqëruar thirrjen edhe me sloganet #ShqiptarëtNukShfuqizohen, #HistoriaNukAbrogohet dhe #MosELePaDal, duke i bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më masive në protestën e së shtunës.

Më shumë për këtë

Sot protesta kombëtare, studentët nga i gjithë vendi mblidhen në Tiranë!Shqiperi · 2 ditë më parëRama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, Moska i përgjigjet: “Janë qytetarët tuaj në rrugë, mos ua hidhni fajin të tjerëve!”Shqiperi · 1 javë më parëAnalisti: Nga burime të sigurta një grup problematik nga Maqedonia po vjen për protestën e së shtunësShqiperi · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme