Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Rexhepi: Komuna e Tetovës po pengon qytetarët t’i bashkohen protestës

Rexhepi: Komuna e Tetovës po pengon qytetarët t’i bashkohen protestës

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë Bajram Rexhepi, në protestën e sotme tha se Komuna e Tetovës ka penguar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e dytë.

Rexhepi tha se varësisht reflektimit nga Komuna e Tetovës për këtë çështje, do të jenë edhe masat e tyre në të ardhmen.

“Shihni një mal me njerëz të cilët janë duke treguar mllefin ndaj kthimit të emrave të vjetër të rrugëve të Komunës së Tetovës. Ajo që na ka befasuar është se si Komuna e Tetovës po mundohet të pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë. Kemi njoftuar policinë për protestën. Por edhe korin diplomatik në Shkup, të cilët janë duke monitoruar protestën. Protestat do të vazhdojnë dhe ato varen nga reflektimi të cilin do të tregojë Komuna e Tetovës”, tha Rexhepi.

Në lidhje me çështjen që në Tetovë mund të ketë zgjedhje për këshilltarë, Rexhepi tha se janë të gatshëm për zgjedhje, por shtoi se propozimi i tyre nuk është identik me atë që e ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese.

Më shumë për këtë

Rama akuzon Rusinë dhe Iranin për protestat, Moska i përgjigjet: “Janë qytetarët tuaj në rrugë, mos ua hidhni fajin të tjerëve!”Shqiperi · 1 javë më parë“Boll vazhdoi kjo luftë!”/ Qytetari del në protestë me foshnjën në krahëShqiperi · 1 javë më parëREL: Nga studentët te pensionistët, çfarë i bashkon protestuesit në Tiranë?Shqiperi · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme