Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

179 km/h në rrugën Tetovë–Gostivar, arrestohet 27-vjeçari nga Tetova dhe i konfiskohet “Mercedesi”

179 km/h në rrugën Tetovë–Gostivar, arrestohet 27-vjeçari nga Tetova dhe i konfiskohet “Mercedesi”

Më 12.07.2026, rreth orës 19:35, në rrugën Tetovë–Gostivar, pranë nyjës së Vrapçishtit, zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Komunikacion pranë Sektorit për Punë të Trafikut të MPB-së, me automjetin special “Interceptor”, kanë regjistruar një automjet që lëvizte me shpejtësi prej 179 km/h, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i automjetit, L.M. (27) nga Tetova, është privuar nga liria, ndërsa automjeti “Mercedes” me targa të Tetovës është konfiskuar për procedurë të mëtejshme.
Ndaj L.M. janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ai do të përballet me sanksionet e parapara me nenin 297-a të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Nga MPB njoftojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e vendit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, duke kontribuar së bashku për rrugë më të sigurta.

Më shumë për këtë

Me 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarMaqedoni · 3 ditë më parëShkup, aksion policor kundër drogës: Arrestohen 12 personaMaqedoni · 3 ditë më parëMe 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet 27-vjeçari nga Gostivari (Video)Uncategorized · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme