Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq tha se deklaratën e Paunoviqit nuk e sheh si një qëndrim për të kaluarën, por si një mesazh se ajo ideologji nuk është braktisur. Kandiq ia kujtoi Paunoviqit se ajo personalisht është nga Peja dhe duke qenë kështu, është në dijeni se në këtë qytet, forcat e Sllobodan Millosheviqit kanë kryer shumë krime kundër shqiptarëve.
“Ajo e di shumë mirë se më 27 mars 1999, policia serbe dëboi pothuajse të gjithë popullsinë shqiptare nga Peja. Njerëzit u larguan në këmbë në kolona drejt Malit të Zi, ndërsa me autobusë u deportuan në Shqipëri. Ajo i njeh gjithashtu krimet në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq, ku civilët u vranë dhe trupat e tyre u dogjën. Ajo i di të gjitha këto, por megjithatë e paraqet publikisht spastrimin etnik si një zgjidhje të dëshirueshme politike dhe shpreh keqardhje që ai nuk u zbatua në vitin 1998”, ka shkruar Kandiq.
Policia serbe dëboi shqiptarët drejt Shqipërisë e Malit të Zi
Ajo i din krimet e Millosheviqit ndaj shqiptarëve
Ajo i njeh krimet në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq e Lubeniq
Kosova më 14 korrik e shpalli Paunoviqin person të padëshiruar, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen ose kalimin nëpër territorin e Kosovës./Alsat.










