Trendy

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, sulme të reja dhe tension në Ngushticën e Hormuzit! Teherani godet bazat amerikane

Para 1 javë

Konflikti ushtarak mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa sulmet ajrore vazhdojnë në natën e shtatë radhazi.

Tensionet janë shtuar ndjeshëm në zonën e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

Sipas mediave iraniane, bombardimet e fundit amerikane goditën objektiva në provincën Hormozgan, në jug të Iranit, ku humbën jetën tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthime u raportuan edhe në qytetin Sirik dhe në ishullin Qeshm, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Trending