Trendy

Përplaset motoçikleta me veturën “Toyota” në Gostivar/ Plagoset rëndë 26-vjeçari drejtues i “Kawasakit”

Para 2 javë

Aksidentet me motoçikleta vazhdojnë të marrin përmasa shqetësuese gjatë sezones së verës. Më 19 korrik, në orën 12:35, në DPB Gostivar është denoncuar një aksident trafiku në rrugën “Zhivko Brajkoski”.
Në aksident janë përfshirë një veturë “Toyota” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga S.I. (49) nga Gostivari, dhe një motoçikletë “Kawasaki”, po ashtu me targa lokale, e drejtuar nga S.Xh. (26) po nga Gostivari. Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, të cilat janë konfirmuar nga mjekët në spitalin e Gostivarit ku ai po merr mjekimin. Ekspertizën në vendngjarje e ka kryer ekipi hetimor i DPB Gostivar.

Trending