Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar, Artana Asani, është shoqëruar sot nga policia nga ambientet e ndërmarrjes publike.
Sipas informacioneve fillestare, Asani është nxjerrë me pranga nga zyrat e ndërmarrjes në shoqërim të zyrtarëve policorë.
Për momentin nuk ka detaje zyrtare lidhur me arsyet e këtij veprimi, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar për rastin.
Më shumë informacione pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.
Trending








