Trendy

Trumpi thotë se Netanyahu nuk do të arrestohet në ShBA “në asnjë mënyrë apo formë”

Para 20 orë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk do të arrestohet, kur ai ta vizitojë ShBA-në, pasi kryetari i Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, tha se ishte duke shqyrtuar një veprim të tillë.

“Benjamin Netanyahu nuk do të arrestohet, në asnjë mënyrë apo formë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – shkroi Trumpi në rrjete sociale, pa iu referuar komenteve të Mamdanit.

Trumpi nuk e përmendi kryetarin e Nju-Jorkut në postimin e tij në rrjetin “Truth Social”, por i dha merita Izraelit për ndihmën e ofruar në luftën kundër Iranit, raporton gazeta “The Guardian”.

Në fundjavë, Mamdani tha se ishte duke e shqyrtuar mundësinë nëse administrata e tij do të mund ta arrestonte Netanyahun, nëse, siç pritet, kryeministri izraelit e viziton qytetin e famshëm në shtator për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Unë besoj se kryeministri Netanyahu përket në Hagë” – i tha Mamdani të shtunën gazetës “The Neë York Times”, duke iu referuar qytetit holandez ku ndodhet Gjykata Penale Ndërkombëtare, e cila në nëntorin e vitit 2024 lëshoi urdhërarrest për Netanyahun për shkak të dyshimeve për krime lufte në Gaza.

Trending