Trendy

Komuna e Gostivarit: Informohuni vetëm nga burimet zyrtare, po punohet për normalizimin e sistemit të ujësjellësit

Para 6 orë

Komuna e Gostivarit ka bërë thirrje që qytetarët të ndjekin vetëm informacionet zyrtare lidhur me situatën e furnizimit me ujë, duke theksuar se ekipet kompetente po punojnë intensivisht në terren për normalizimin e gjendjes.

Sipas njoftimit, Komuna e Gostivarit, Shtabi i Krizës në nivel qendror dhe lokal, si dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup”, janë të angazhuar në ndërhyrjet e nevojshme për rikthimin e funksionimit normal të sistemit të ujësjellësit.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të mos përhapin dhe të mos mbështeten në informacione të pakonfirmuara që qarkullojnë në rrjetet sociale, por të informohen vetëm përmes njoftimeve zyrtare të institucioneve kompetente.

Komuna njofton se për çdo zhvillim të ri, qytetarët do të informohen në kohë, si për rezultatet e analizave dhe cilësinë e ujit, ashtu edhe për gjendjen e sistemit të ujësjellësit.

Trending