Trendy

Ngjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorët

Para 12 orë

Një 29-vjeçar është arrestuar dhe përballet me disa akuza të rënda, pasi dyshohet se tentoi të qëllonte një të ftuar gjatë një dasme në Oregon, në ShBA.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës së së dielës, më 26 korrik, në zonën e Odell. Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Hood River, policia u njoftua për një person që kishte kërcënuar se do të qëllonte një tjetër të pranishëm në festën e dasmës.

Kur një efektiv mbërriti në vendngjarje dhe po merrte deklaratën e denoncuesit pranë automjetit të tij, një person doli nga një pemëtore në anën tjetër të rrugës dhe hapi zjarr disa herë në drejtim të tyre. Fatmirësisht, askush nuk u plagos.

Autori u largua menjëherë duke u futur sërish në pemëtore, ndërsa polici arriti t’i vendoste në siguri të pranishmit duke i strehuar pas automjeteve.

Trending