Mbrëmë, në orën 01:40, në SPB Shkup është raportuar se në shtëpinë familjare të B.J. (37) dhe V.I., të dy nga Shkupi, në zonën e Qendrës, Lj.T. (40) nga Shkupi ka hyrë me forcë dhe ka sulmuar fizikisht B.J.
Sipas njoftimit të policisë, pasi në vendngjarje kishte mbërritur vëllai i tij, V.I., i dyshuari tentoi të hidhej nga dritarja, por ata arritën ta pengonin.
Më pas, Lj.T. u dërgua për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.










