Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Privohet nga liria shoferi 29 vjeç, voziste “BMW” me 204 km/h në autostradë!

Një 29-vjeçar nga Gjevgjelia është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 204 kilometra në orë, në një pjesë të autostradës ku kufizimi i lejuar ishte 120 km/h.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik 2026, në orën 21:26, në autostradën A1, te kyçja Smokvicë, në rajonin e Gjevgjelisë.

“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me radar, punonjësit policorë kanë konstatuar se J.D. (29) nga Gjevgjelia drejtonte automjet të udhëtarëve ‘BMW’ me targa të Gjevgjelisë me shpejtësi prej 204 kilometra në orë, në vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia e lëvizjes është kufizuar në 120 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga MPB bëjnë të ditur se shoferi është përjashtuar nga komunikacioni dhe është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli.

Lexo edheDrejtoi automjetin me 166 km/h në zonë me kufizim prej 80 km/h, privohet nga liria shtetasi serb në Tabanoc

“Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal – ‘drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik’”, njoftoi policia.

Më shumë për këtë

Me 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarMaqedoni · 3 ditë më parëAksident fatal: Vdes 58-vjeçari, shoferi 19-vjeçar ishte i dehurMaqedoni · 18 orë më parëI dehur dhe me marihuanë në veturë, shoferi i BMW-së godet tre 16-vjeçarë në Tetovë dhe largohet nga vendi i ngjarjesMaqedoni · 22 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme