Trendy

ISLANDA NË MAJË, NDËRSA MAQEDONIA NË FUND: Eurostat publikoi se kemi standardin më të ulët të jetesës në Evropë

Para 7 orë

Maqedonia vitin e kaluar ka pasur standardin më të ulët të jetesës në Evropë, sipas Eurostat-it.

Indeksi i Maqedonisë është 49,7, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian (BE) është vendosur në 100. Kjo do të thotë se konsumi real për banor në vend është rreth gjysma e mesatares së BE-së, duke e vendosur standardin maqedonas të jetesës në vendin e fundit në krahasim. Të dhënat tregojnë se para Maqedonisë ndodhen Turqia, Bosnja dhe Hercegovina (BiH), Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, duke e bërë vendin me konsumin real individual më të ulët në Evropë sipas këtij matjeje. Theksohet se këto janë të dhëna të vlerësuara për Maqedoninë, përcjell Pa Censurë.

Islanda është në majë me indeks 183,7 (gati 184 euro për të njëjtën shportë), ndërsa pas saj vijnë Zvicra, Luksemburgu, Danimarka dhe Norvegjia.

Trending