Trendy

Tërmet i fuqishëm godet Napolin, 26 persona të lënduar dhe mbi 300 të evakuuar

Para 1 minutë

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën Campi Flegrei, pranë Napolit në Itali, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme materiale.

 

Sipas autoriteteve italiane, 26 persona kanë pësuar lëndime, pesë prej tyre janë dërguar në spital, ndërsa rreth 300 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në zonën e Pozzuolit.

Ministri i Mbrojtjes Civile i Italisë, Nello Musumeci, ka paralajmëruar se aktiviteti sizmik dhe vullkanik në rajon ende nuk ka përfunduar, duke kërkuar kujdes nga banorët.

Lëkundjet, të regjistruara në një thellësi prej rreth 3 kilometrash, janë cilësuar si më të fuqishmet në këtë zonë në 40 vitet e fundit. Tërmeti shkaktoi edhe shembjen e një pjese të shkëmbit në zonën e prekur.

Campi Flegrei, një nga zonat vullkanike më të mëdha dhe më të populluara në Evropë, prej kohësh po përballet me rritje të aktivitetit sizmik, duke shtuar shqetësimet për një krizë të re në rajon.

Trending