Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar rastin e parë me Virusin e Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) për këtë vit në Kosovë.
Rasti është konfirmuar më 7 gusht 2026 nga Laboratori i Mikrobiologjisë dhe bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës.
Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas institutit, gjendja e tij është stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.











