Trendy

Atanasoski: Maqedonia do të bëhet shtet dominues shqiptar!

Para 2 orë

Shkruan: Blagojçe Atanasoski

 

Ashtu si çdo vit, pas përfundimit të konfliktit ushtarak dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, në vitin tashmë të largët 2001, çdo vit më 13 gusht, kjo datë “përkujtohet” si një pjesë e rëndësishme e historisë më të re bashkëkohore maqedonase.

 

Në të kaluarën, për hir të së vërtetës, vetëm BDI-ja në pushtet e festonte, qoftë si pjesë e qeverive me LSDM-në apo VMRO-DPMNE-në, qoftë sot vetëm si parti, por ajo ishte “ekskluzivitet” i tyre. Sot, më duket se kremtimi i Marrëveshjes së Ohrit është përfshirë në programin qeveritar për shënim, tash e disa vite me radhë, ku politikanë si nga i ashtuquajturi bllok politik “maqedonas” ashtu edhe nga ai “shqiptar”, flasin për rëndësinë e saj, shpesh me një dozë të madhe hipokrizie.

 

Çfarë mund të themi për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, një çerek shekulli më vonë, dhe a e arriti ajo qëllimin dhe thelbin e nënshkrimit të saj?

 

Marrëveshja e Ohrit nuk i plotësoj pritshmëritë!

Përveç faktit se ishte një akt dhe dokument për dhënien e fundit të një konflikti ushtarak dhe parandalimin e shndërrimit të tij në një luftë civile afatgjatë, e ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me viktima të panumërta civile dhe ushtarake, dhe ruajtjen e karakterit unitar të shtetit, sot MKO nuk e arsyeton në asnjë mënyrë “rolin e saj historik”.

Kjo për shkak se, në vend që të prodhonte një shoqëri civile multikulturore, sipas parimit të qytetarisë dhe individualitetit, këto njëzet e pesë vjet i kanë larguar dhe ndarë edhe më shumë dy bashkësitë më të mëdha dhe më të ngurta etnike në vend, përkatësisht atë maqedonase dhe shqiptare, duke i shtyrë në botë totalisht paralele, të cilat mund të prodhojnë një paralizë totale institucionale të shoqërisë.

 

Dhe vetëm anëtarësimi në NATO na mban ende sot në një bashkësi unitare shtetërore-juridike, sepse maqedonasit dhe shqiptarët nuk “kryqëzohen” absolutisht në asnjë pikë të vetme.

 

Prandaj, edhe sot e kësaj dite, unë jam një nga përkrahësit më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE, sepse jo vetëm që besoj se përmes kësaj do ta transformojmë shoqërinë dhe do ta bëjmë një vend të denjë për të jetuar, por edhe se përmes anëtarësimit në BE do të ruajmë më tej karakterin unitar.

 

Të mos bëhemi një Bosnjë e re në Ballkan, ose edhe më keq, një Qipro i ri, i ndarë me mure të larta dhe gardhe. Dhe një pjesë (ajo shqiptare të jetë pjesë e BE-së, kurse ajo maqedonase të jetë si një lloj zone tampon e tipit Transnistri).

 

Por qeveria ka plane të tjera: të na mbrojë nëse është e nevojshme për dekada nga bullgarizimi, duke mbrojtur kështu interesin më të madh shtetëror dhe kombëtar maqedonas, që të mos humbasim identitetin, gjuhën dhe historinë.

Trending