Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ura modeste por me rëndësi të madhe për vizitorët

Ura modeste por me rëndësi të madhe për vizitorët

Në vazhdën e shumë aktiviteteve që realizohen nga ana e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, së fundmi janë duke u vendosur ura prej druri në shumë pjesë të Malit Sharr. Vendosja e urave realizohet nga rojet e parkut kombëtar dhe kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të banorëve të zonave që janë pjesë e parkut kombëtar, vizitorëve dhe turistëve.

 

Kësaj radhe, Shërbimi i Rojeve të Parkut Kombëtar Mali Sharr ka përfunduar ndërtimin e një ure të re në lokalitetin Gajrina, mbi fshatin Bozovcë.“Në kuadër të angazhimeve tona për përmirësimin e infrastrukturës së nevojshme në terren dhe lehtësimin e lëvizjes së banorëve lokal, blegtorëve, vizitorëve dhe ekipeve të Parkut, Shërbimi i Rojeve të Parkut Kombëtar Mali Sharr ka përfunduar ndërtimin e një ure të re në lokalitetin Gajrina, mbi fshatin Bozovcë.Një falënderim i veçantë për të gjithë rojet e Parkut Kombëtar Mali Sharr, të cilët me punën e tyre të përditshme, shpesh në kushte të vështira malore, japin një kontribut të çmuar në mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së Parkut.Këto ura janë të rëndësishme për banorët lokal, blegtorët, vizitorët, alpinistët, por edhe për ekipet tona që çdo ditë janë të pranishme në terren”, thonw nga Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

 

Lexo edheDefekt i madh në ujësjellës, një pjesë e madhe e Tetovës mbetet pa ujë

Sipas autoriteteve të parkut kombëtar, këto ura nuk janë vetëm ndërtim prej druri, por janë ura që lidhin njerëzit me natyrën, banorët me vendlindjen e tyre dhe vizitorët me bukuritë e Malit Sharr. “Për banorët lokalë, ato sjellin siguri dhe lehtësi në lëvizjen e përditshme. Për bjeshkatarët dhe turistët vendas e të huaj, ato hapin rrugë më të sigurta drejt aventurave, peizazheve mahnitëse dhe përjetimeve të paharrueshme në zemër të Sharrit. Këto vepra tregojnë punë konkrete, angazhim dhe dashuri të sinqertë për natyrën dhe njerëzit. Rojet e parkut po dëshmojnë çdo ditë se mbrojtja e natyrës nuk bëhet vetëm me fjalë, por me mund, sakrificë dhe vepra që mbeten”, njoftuan nga Parku Kombëtar Mali Sharr.

 

Ndërkaq, pritet që në të ardhmen të ndërtohen edhe ura tjera sidomos përgjatë lumenjëve të cilët në këtë periudhë vështirë kalohen për shkak të nivelit të lartë të ujit. “Puna vazhdon edhe ditëve në vijim për ndërtimin e urave të reja në lokacione të tjera, sepse natyra kërkon përkushtim, ndërsa njerëzit meritojnë siguri dhe qasje më të mirë. Hap pas hapi, urë pas ure, po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë” thuhet në njoftimin e Parku Kombëtar Mali Sharr.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme