Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Avokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe Moskës

Avokati serb kërkon kontroll urgjent: Dyshon për transferimin e parave drejt Shkupit dhe Moskës

Banka e paemëruar nga Beogradi dyshohet se ka nisur transferimin e përshpejtuar të mjeteve jashtë vendit. Banka Popullore e Serbisë reagoi, duke theksuar se sistemi bankar është nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

Avokati serb Ivan Niniq ka kërkuar kontroll urgjent nga Banka Popullore e Serbisë (NBS), duke pretenduar se një bankë nga Beogradi ka nisur transferimin e shpejtë të mjeteve drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Shkup dhe Moskë.

Niniq nuk e ka bërë të ditur emrin e bankës. Në kërkesën drejtuar sektorit për kontrollin e bankave pranë NBS-së, ai pretendon se transferimet kanë nisur më 26 tetor, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor në Serbi.

“Një bankë dje filloi të transferojë para jashtë vendit. Këtë mëngjes e njoftova NBS-në dhe kërkova mbikëqyrje urgjente, që depozituesit nga sektori publik të mos mbeten me llogari të zbrazëta”, ka shkruar Niniq në rrjetin social X.

Lexo edheNë “Idrizovë” një mjek kujdeset për pothuajse 700 të dënuar, Avokati i Popullit alarmon

Sipas dokumentit të publikuar prej tij, bëhet fjalë për transferim intensiv dhe të përshpejtuar të kapitalit likuid drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Moskë dhe Shkup, ku banka ose persona të lidhur me të, sipas pretendimeve të tij, kanë pjesëmarrje pronësore në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve.

NBS: Bankat veprojnë përmes kanaleve të rregullta

Niniq paralajmëron se një dalje e konsiderueshme e mjeteve mund të ndikojë në likuiditetin dhe depozitat e bankës, veçanërisht pasi, sipas tij, ndër depozituesit më të mëdhenj janë ndërmarrje publike, institucione dhe organe shtetërore.

Më shumë për këtë

URGJENTE: Kërkohet një BMW X6 i bardhë, dyshohet se mund të jetë në Maqedoninë e VeriutMaqedoni · 4 orë më parëAvokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësorMaqedoni · 16 orë më parëUkraina lëshon mbi 600 dronë drejt MoskësLajme · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme