Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sulm në një shkollë të mesme në Stamboll, goditen me thikë 7 nxënës

Sulm në një shkollë të mesme në Stamboll, goditen me thikë 7 nxënës

Momente paniku janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një shkollë të mesme në Stamboll, pasi një nxënës dyshohet se ka sulmuar me thikë disa bashkëmoshatarë të tij.

Ngjarja është regjistruar në zonën Başakşehir, ndërsa bilanci paraprak raportohet të jetë shtatë të plagosur.

Sipas informacioneve të bëra publike nga autoritetet lokale, incidenti ndodhi rreth orës 08:35 në Shkollën e Mesme Anadolli Şamil.

I dyshuari është një nxënës i klasës së dhjetë, i identifikuar vetëm me inicialet F.M. Për arsye që ende po hetohen, ai dyshohet se ka përdorur një thikë për të sulmuar nxënës të tjerë brenda ambienteve të shkollës.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje u kërkua ndërhyrja e ekipeve të emergjencës, ndërsa të plagosurit u transportuan për trajtim mjekësor në spitalet e qytetit Başakşehir Çam dhe Sakura.

Gjendja e disa prej tyre paraqitet serioze. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, tre nga shtatë nxënësit e plagosur ndodhen në gjendje kritike.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme