Trendy

Nëntë emigrantë kapen pranë Bogorodicës, arrestohen dy persona për kontrabandim

Para 2 orë

Nëntë emigrantë janë zbuluar pranë fshatit Bogorodicë, në rajonin e Gjevgjelisë, ndërsa policia ka privuar nga liria dy persona të dyshuar për përfshirje në rastin e kontrabandimit të emigrantëve.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor, rreth orës 16:50, kur policia kufitare ndaloi një automjet të markës „Shkoda“ me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.K. (39) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, në automjet u gjetën shtatë emigrantë, pesë nga Afganistani dhe dy nga Egjipti.

Rreth orës 18:30, policia siguroi edhe dy emigrantë të tjerë nga Egjipti, të cilët dyshohet se ishin pjesë e të njëjtit grup, por nuk kishin hipur në automjet në vendin e quajtur Kravarski Pat.

Në lidhje me rastin, më 12 tetor, pas mesnate, u privua nga liria edhe një 17-vjeçar nga Egjipti, me qëndrim të përkohshëm në Greqi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 418-B të Kodit Penal.

Emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit në Gjevgjeli, ndërsa dy të dyshuarit janë mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, autoritetet njoftojnë se do të vijojë kallëzimi përkatës.

Trending