Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet 34-vjeçari nga Mali i Zi, voziste 185 km/h në zonën ku lejohej 100 km/h

Arrestohet 34-vjeçari nga Mali i Zi, voziste 185 km/h në zonën ku lejohej 100 km/h

Një shtetas 34-vjeçar nga Mali i Zi është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Tabanocit, pasi ishte regjistruar nga sistemi “Safe City” duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 185 km/h, në një segment të autostradës ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, përcjell TV21.

 

Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 14 tetor 2026, rreth orës 14:25, në dalje të shtetit, gjatë kontrollit të një veture të tipit “BMW” me targa të Malit të Zi.

Nga verifikimet përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se drejtuesi i automjetit, me inicialet M.N. (34), dyshohet për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

 

Ngjarja kishte ndodhur më herët në autostradën Shkup–Tabanoc, pranë kryqëzimit të Delladrovceve, ku shoferi ishte regjistruar duke lëvizur me shpejtësi prej 185 km/h. Ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme