Opens in a new tab
Trendy
Screenshot

Me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet 27-vjeçari nga Gostivari (Video)

Para 24 minuta

Një motoçiklist 27-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën me shpejtësi prej 188 kilometrash në orë në autostradën Gostivar–Tetovë, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h, përcjell tetova1

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është regjistruar sot, më 15 tetor 2026, në orën 16:20, nga nëpunësit policorë të Njësitit mobil për sigurinë e komunikacionit rrugor, të cilët kanë përdorur automjet special policor për ndjekje.

Gjatë kontrollit është zbuluar një motoçikletë e markës „Yamaha“, me targa të Gostivarit, e cila po lëvizte me 188 km/h, pra 108 km/h mbi kufirin e lejuar në atë segment të autostradës.

Drejtuesi me inicialet V.B., 27 vjeç, nga Gostivari, është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal. MPB-ja njofton se janë ndërmarrë masat përkatëse dhe ndaj tij do të zhvillohet procedurë në përputhje me ligjin.

Ministria bën të ditur se do të vazhdojë kontrollet e shtuara në komunikacion me automjete speciale policore për ndjekje në të gjithë territorin e vendit, me qëllim identifikimin dhe sanksionimin e drejtuesve të papërgjegjshëm dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Nga MPB-ja theksojnë se shpejtësia e tejkaluar është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion, të cilat shpesh mund të sjellin pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Në fund, policia u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Njoftimi i plotë:

Njësiti mobil pranë MPB-së, me automjet special policor për ndjekje, zbuloi një motoçiklist që po drejtonte me 188 km/h në autostradën Gostivar–Tetovë, u privua nga liria një 27-vjeçar nga Gostivari

Sot (15.10.2026), në orën 16:20, në autostradën Gostivar–Tetovë, nëpunës policorë të Njësitit mobil për sigurinë e komunikacionit rrugor pranë Seksionit për Çështje të Komunikacionit, me ndihmën e automjetit special policor për ndjekje, kanë regjistruar një motoçikletë „Yamaha“ me targa të Gostivarit, e cila lëvizte me shpejtësi prej 188 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

Drejtuesi V.B. (27) nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal. Janë ndërmarrë të gjitha masat përkatëse dhe ndaj tij do të vijojë procedurë përkatëse në përputhje me ligjin.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrolle të shtuara në komunikacion me automjetet speciale policore për ndjekje në të gjithë territorin e vendit, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të papërgjegjshëm, rritjen e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Drejtimi i automjeteve motorike me shpejtësi më të madhe nga e përshkruara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në komunikacion, të cilat më së shpeshti rezultojnë me pasoja të rënda për pronën, shëndetin dhe jetën.

U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me çka së bashku do të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./tetova1.mk

Trending