Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

BDI Dega Tetovë: Quo Vadis Bilall (Video)

BDI Dega Tetovë:  Quo Vadis Bilall (Video)
Screenshot

BDI, dega në Tetovë, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me akuzat për vjedhje. Në reagimin e saj, BDI kritikon përgjigjen e Kasamit, duke e interpretuar atë si shprehje të një mentaliteti ku pushteti shihet si mundësi për përfitime personale dhe jo si përgjegjësi ndaj qytetarëve, përcjell tetova1

Në reagimin me titullin “QUO VADIS BILALL?!”, BDI Tetovë shpreh kritikat e saj ndaj mënyrës se si, sipas saj, trajtohet përgjegjësia e funksionarëve publikë.

Reagimi i plotë:

“

QUO VADIS BILALL?!

“Shumë po vidhni”, i thotë këshilltari. “Të vjen inat pse ti s’mund t’vjedhësh”, ia kthen Bilall Kasami.

Asnjë mohim. Asnjë indinjatë. Vetëm cinizëm që e paraqet vjedhjen si privilegj të atij që ka pushtetin.

Dhe nuk është vetëm ai. Të njëjtën mendësi e shfaq edhe këshilltari Sulejman nga Lëvizja Besa…
Të njëjtën arrogancë e çallëm si shefi i tij, të njëjtën mungesë respekti për funksionin publik dhe përgjegjësie ndaj qytetarit.

Kjo përgjigje pasqyron një mentalitet ku posti publik shihet si mundësi përfitimi, jo si përgjegjësi ndaj qytetarit.

Pushteti nuk e ndryshon gjithmonë karakterin, shpesh vetëm ia heq nevojën dhe mundësinë për ta fshehur”, përfundojnë nga BDI Tetovë./tetova1.mk

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme