Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Defekt i madh në ujësjellës, një pjesë e madhe e Tetovës mbetet pa ujë

Defekt i madh në ujësjellës, një pjesë e madhe e Tetovës mbetet pa ujë

Një pjesë e madhe e qytetit të Tetovës do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një defekti të madh në rrjetin e ujësjellësit.

Nga NPK „SHARRI“ – Tetovë njoftojnë se ekipet do të dalin në terren për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë.

Sipas njoftimit, ndërprerja pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë do të rikthehet gradualisht.

Nga ndërmarrja kërkojnë mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve deri në përfundimin e ndërhyrjes.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme