Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), javën e kaluar, kreu një inspektim të jashtëzakonshëm te një subjekt juridik – mishtore në Komunën e Vasilevës, ku në një pronë private u zbulua një frigorifer që nuk ishte i regjistruar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Gjatë kontrollit, veterinerët zyrtarë të AUV-së gjetën dhe sekuestruan në frigorifer 400 kilogramë produkte të ngrira të përgatitura nga mishi, përfshirë pleskavica dhe qebapë, si dhe 70 kilogramë organe të brendshme. E gjithë sasia e sekuestruar u asgjësua në mënyrë të sigurt në deponi, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












