Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 19.10.2026.

 

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

Lexo edheTrump: Zelensky është më i vështirë për marrëveshje se Putini, sulmet ndaj rafinerive po rrisin çmimet e naftës

 

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

 

Reklamë

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.

 

Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

 

EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 110,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 54,273 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

Më shumë për këtë

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe çmimet e naftës do të bienLajme · 2 javë më parëIEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ënLajme · 2 javë më parëÇmimet e benzinës dhe naftës mbeten të njëjta, shtrenjtohet vetëm mazutiMaqedoni · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme