Ndërmarrja publike „Higjiena“ në Tearcë ka realizuar trajnim profesional për funksionimin dhe menaxhimin e stacionit të filtrimit të ujit, i cili është dedikuar për furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve të fshatrave Përshefce dhe Gllogjë.
Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Rami Selmani, trajnimi është përqendruar në funksionimin teknik të pajisjeve, procesin e filtrimit dhe mirëmbajtjen e rregullt të sistemit, me qëllim që stacioni të funksionojë në mënyrë efikase dhe të qëndrueshme.
Selmani bëri të ditur se përgatitja profesionale e stafit teknik është e rëndësishme për menaxhimin e duhur të sistemit dhe përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtyre dy fshatrave.
Ai theksoi se ndërmarrja do të vazhdojë angazhimet për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.
Lexo edheNdërron jetë imami dhe profesori universitar nga Gllogja, Nashit ef. Mustafa

Komentet
Bëhu i pari që komenton.












