Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentë-shoferët nuk do t’i mbajmë në xhep por në telefon

Nga e enjtja letërnjoftimet dhe patentë-shoferët nuk do t’i mbajmë në xhep por në telefon

Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nga e enjtja do të mund t’i përdorin letërnjoftimet dhe patentë-shoferët përmes telefonit mobil, me hyrjen në përdorim të portofolit elektronik. Aplikacioni do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni është i sigurt dhe u mundëson qytetarëve të zgjedhin se cilat të dhëna personale dëshirojnë të ndajnë.

Identifikimi do të bëhet përmes një kodi QR njëpërdorimësh, i cili skadon pas 10 deri në 15 sekondash. Kështu, qytetarët do të mund të ndajnë vetëm informacionet e nevojshme, pa zbuluar të gjitha të dhënat nga dokumentet e tyre.

Sipas ministrit, ky është hapi i parë drejt krijimit të një portofoli digjital evropian, me synimin që në të ardhmen të përfshihen edhe shërbime dhe dokumente të tjera.

Më shumë për këtë

I mituri nga Reçica e Vogël kapet duke drejtuar BMW-në pa patentë shoferi në TetovëMaqedoni · 4 ditë më parëNëna denoncon djalin për kërcënime të vazhdueshme përmes telefonitMaqedoni · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme