Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

Ali Ahmeti ende pa reagim për humbjen e Vuçiçit, ndërsa liderët shqiptarë përshëndetën ndryshimin

Humbja e Aleksandar Vuçiçit në zgjedhjet e fundit në Serbi ka nxitur reagime të shumta në skenën politike shqiptare, nga Prishtina e Tirana deri në Shkup. Megjithatë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, deri më tani nuk ka dalë me një reagim publik për rezultatin zgjedhor dhe ndryshimin e paralajmëruar në skenën politike serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë përshëndetur zhvillimet politike në Serbi, duke e vënë theksin te rëndësia e ndryshimit dhe e një kapitulli të ri për rajonin.

Në këtë valë reagimesh, mungesa e një qëndrimi publik nga Ahmeti bie në sy, veçanërisht në një moment kur zhvillimet në Serbi kanë marrë vëmendje të gjerë politike në rajon.

Kujtojmë se Ali Ahmeti ishte ndër mbështetësit e Ballkanit të Hapur së bashku me Aleksandar Vuçiçit dhe Dimitar Kovaçevski të cilët tashmë i kanë humbur zgjedhjet dhe Edi Rama i cili po ballafaqohet me një krizë të rëndë institucionale dhe protesta të mëdha studentore që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Më shumë për këtë

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…Shqiperi · 1 orë më parëMexhiti: Në Serbi fitoi ndryshimi, fundi i dominimit të Vuçiqit hap një kapitull të ri për BallkaninMaqedoni · 11 orë më parëNga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatitLajme · 22 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme