Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat greke lidhur me protestat të javëve të fundit në Tiranë, duke deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama tha se ka dallim mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave të maskuar, të cilët, sipas tij, përdorin dhunën gjatë protestave.

Artikulli i “Kathimerini”:

“Një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, shprehet Rama.

Lexo edheNga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

“Nuk kam pretenduar kurrë se gjithçka në Shqipëri është bërë siç duhet. Nuk mendoj se të rinjtë duhet thjesht të pranojnë atë që kemi arritur deri më sot. Shqetësimet e tyre lidhur me arsimin, koston e jetesës dhe mungesën e mundësive reale janë të bazuara dhe kërkojnë përgjigje thelbësore.

Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Paralelisht, kam ftuar studentë dhe pedagogë në një dialog të hapur. Jam i gatshëm të shqyrtoj çdo propozim serioz, edhe ato që vijnë nga persona që na kritikojnë ashpër”.

Megjithatë, Rama thekson se ekziston një vijë e qartë ndarëse mes studentëve që dëshirojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të personave të maskuar, mes të cilëve, sipas tij, ka edhe individë të lidhur me lëvizjen Antifa, të cilët hedhin bomba molotov dhe sulmojnë objekte publike.

Reklamë

I pyetur për mundësinë e dorëheqjes përballë protestave, kryeministri u përgjigj:

“Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo me bomba molotov. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë synoj ta zbatoj atë.

Çdokush mund të kërkojë dorëheqjen time, kjo është pjesë e jetës demokratike. Askush nuk ka të drejtë ta imponojë atë me forcë. Detyra ime është të dëgjoj ankesat e bazuara, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Nuk do të shmangem nga kjo detyrë vetëm sepse një pakicë mendon se djegia e vendit është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”.

Më shumë për këtë

Ahmeti doli kundër protestave në Tiranë, reagon Çejku: Ju kujtoj “çelësin e Tiranës” nga lali Eri, por ti humbe zgjedhjet dhe ai shkoi në burg!Maqedoni · 1 javë më parëProtestuesit nuk dorëzohen, gaz, flakë dhe tensione në rrugët e kryeqytetit; Tirana në kolapsShqiperi · 2 ditë më parëVuçiç vlerëson Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Shpreh keqardhje: Humbi kohë me protestuesit, tani rrezikon zgjedhjetRajon · 4 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme