Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani

Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani

Disa persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë është drejtuar qëllimisht drejt një grupi njerëzish në qytetin Neustadt am Rubenberge, pranë Hanoverit, në Gjermani, pak para mesnatës të së hënës.

Sipas një zëdhënësi të policisë, nga incidenti kanë mbetur të lënduar katër deri në pesë persona, me plagë që variojnë nga të lehta deri në të rënda, shkruan Reuters.

Një patrullë policore, e cila ndodhej pranë vendit të ngjarjes duke kryer një kontroll rutinor të trafikut, ndërhyri për të parandaluar pasoja të tjera. Gjatë incidentit, zyrtarët policorë qëlluan me armë zjarri drejt automjetit, bëri të ditur zëdhënësi. Informacionet fillestare sugjerojnë se personat e përfshirë në incident njiheshin mes vete.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme