Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Protestuesit i venë zjarrin koshave të plehrave para Ministrisë së Arsimit

Protestuesit i venë zjarrin koshave të plehrave para Ministrisë së Arsimit

Në ditën e 15 të protestës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave të Rruga e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë ditës së sotme, teksa kanë kaluar dy orë nga grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit.

“Është shënuar incidenti i parë apo aksioni i parë i protestuesve në ditën e 15 të protestës. Pas ndezjes të zjarrit me disa kartona që i grumbullonin nga rrugicat në rrugën e Durrësit, disa të rinj kanë sjellë dy kazanëve me mbeturina dhe u kanë vënë flakën përballë Ministrisë së Arsimit. Në fillim ishte një prej koshave, koshi me ngjyrë jeshile. Dhe tashmë është krijuar dhe një re e zezë tymi në rrugën e Durrësit tek Ministria e Arsimit, pasi po digjet edhe plastik. Kjo është situata. Tashmë koshat e mbeturinave janë kryefjalë e kësaj proteste ku të gjithë rreth tyre dikush edhe ngrohet, të tjerë bëjnë fotografi për t’i postuar në media sociale”, raporton gazetari i A2 CNN.

Sipas tij djegia e koshave të mbeturinave është shoqëruar edhe me thirrjet: Kështu do të digjet edhe diktatura”.

Më shumë për këtë

Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohenShqiperi · 7 ditë më parëProtestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit, thyhen pllakat e trotuarit. Nisin tensionetShqiperi · 1 javë më parëRevolta përfshin dhe Kurbinin! Protestuesit hedhin molotov, i vënë flakën pjesës së jashtme të bashkisëShqiperi · 2 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme