Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Autostrada Shkup-Bllacë dhe rruga Prizren-Tetovë, në fokus të takimit Haxhiu-Mickoski

Autostrada Shkup-Bllacë dhe rruga Prizren-Tetovë, në fokus të takimit Haxhiu-Mickoski

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ku në fokus ka qenë ecuria e projekteve të përbashkëta, posaçërisht lidhja rrugore Prizren-Tetovë dhe autostrada Shkup-Bllacë.

“Vëmendje të veçantë u kushtuam projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike. Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do t’i ndjekë nga afër deri në përfundim”, ka shtuar mes tjerash Haxhiu.

Autostrada Shkup–Bllacë dhe rruga Prizren–Tetovë janë dy projekte që synojnë të përmirësojnë lidhjet rrugore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo edheKasami pret në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu: Diskutohet për projektet infrastrukturore dhe bashkëpunimin dypalësh

Autostrada Shkup–Bllacë përfshin një segment prej 10.5 kilometrash, nga nyja e Stenkovecit deri te pika kufitare në Bllacë, kurse rruga Prizren-Tetovë synon të lidhë dy qytetet përmes një tuneli rreth 6.4 kilometra të gjatë në Malet e Sharrit.

Më shumë për këtë

Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Rruga e Vizbegut do të lidhet me autostradën Shkup-BllacëMaqedoni · 3 ditë më parëMusa pas takimit me Haxhiun: Lidhjet tona të veçanta të kthehen në bashkëpunim konkretMaqedoni · 39 minuta më parëGashi priti Haxhiun, në fokus bashkëpunimi parlamentar dhe integrimi evropianMaqedoni · 9 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme