Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në prag të fillimit të debati për amendamentet e ribilancimit të dytë të Buxhetit në Komisionin parlamentor për financim dhe buxhet, akuzoi se gjendja e financave shtetërore është përkeqësuar seriozisht.
„Gjithnjë e më shumë po del në dritë se Buxheti është në gjendje katastrofale. Mungojnë gati një miliard euro, domethënë 900 milionë euro“, deklaroi Filipçe.
Lexo edheAlarmante: 49 raste të reja me HIV/AIDS në Maqedoni që nga fillimi i vititAi pretendoi se problem shtesë është gjendja në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, ku, sipas tij, për pagesën e pensioneve mungon edhe rreth një miliard euro.
„Stabiliteti i Buxhetit është i kërcënuar seriozisht dhe gjithnjë e më shumë po hapet pyetja se nga dhe nga cilat burime në periudhën e ardhshme do të paguhet pagat dhe pensionet“, tha lideri i LSDM-së.
Filipçe kritikoi edhe faktin që para fundit të vitit po sjellin ribilancimin e dytë, duke vlerësuar se në këtë periudhë shtetet e tjera tashmë po përgatisin buxhetet për vitin 2027.
„Nuk ka provë më të madhe për menaxhim të keq të Buxhetit, financave dhe ekonomisë se sa ky ribilancim i dytë“, tha Filipçe, duke shtuar se, sipas tij, po realizohen paralajmërimet që LSDM-ja i kishte nxjerrë qysh në ribilancimin e korrikut.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












