Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

Ademi: Drejtuesit e VLEN-it nuk meritojnë falenderim për fitoren në Bërvenicë

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arber Ademi, në emisionin “Verdict” në TVM2 ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në Bërvenicë.

I pyetur nëse BDI-ja duhet ta falënderojë VLEN-in për ndihmën në fitoren e mbrëmshme në Bërvenicë, Ademi u përgjigj se drejtuesit e VLEN-it nuk duhet të bënin komente të tilla gjatë fushatës, duke veçuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin.

„Udhëheqësit e VLEN-it asesi, sepse ka arsye. Po e fillojmë, thashë, me Afrim Gashin. Në qoftë se është kryetar i Kuvendit, ai duhet të përmbahet nga komentet e këtilla“, deklaroi Ademi.

Lexo edheVoton kandidati shqiptar për Bërvenicën, Arkin Jahiji: Pres fitore sonte

Ai theksoi se kryetari i Kuvendit duhet të jetë i barabartë ndaj të gjithëve, duke nënvizuar pozitën e lartë institucionale që mban Gashi si përfaqësuesi më i lartë shqiptar në shtet.

„Është përfaqësuesi më i lartë në shtet që mban pozicionin më të lartë të shqiptarëve në shtet. I propozuar nga VLEN-i, kështu të paktën ata thonë“, shtoi Ademi në emisionin „Verdict“ në TVM2.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme