Trendy

Ali Ahmeti kundër miliona shqiptarëve që protestojnë në Tiranë, del në mbrotje të Edi Ramës dhe Taulant Ballës

Para 2 orë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka dalë kundër protestave antiqeveritare që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë. Sipas tij, pas këtyre protestave qëndrojnë armiq të kombit shqiptar, të cilët synojnë të krijojnë pasiguri dhe destabilitet në Shqipëri.

Qëndrimin e tij ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, Ahmeti e shprehu gjatë mbledhjes së Kuvendit Zgjedhor të BDI-së në Butel, e mbajtur mbrëmjen e kaluar. Në fjalimin e tij, ai kritikoi protestat dhe paralajmëroi për, siç tha, përpjekje të faktorëve të ndryshëm për të cenuar stabilitetin e vendit.

Pak kohë pas përfundimit të mbledhjes, fjalimi i Ahmetit u shpërnda në rrjetet sociale nga deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Ndërkohë, Balla po dje, është përfshirë në një debat publik që ka nxitur reagime të shumta. Në përpjekje për të sulmuar protestën dhe disa prej organizatorëve të saj, ai publikoi një dokument për të cilin pretendon se përmban shënime mbi pagesa të marra nga ushtarakë shqiptarë që kanë qenë pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në krye të dokumentit të publikuar figuron emri i Tahir Sinanit, një prej figurave të njohura të luftërave çlirimtare shqiptare. Deklaratat e Ballës janë interpretuar si sulme ndaj deshmorit te kombit, Tahir Sinani per te cilin Balla ka aluduar, se ka qenë i paguar si mercenar, pretendim që ka shkaktuar polemika dhe kundërshtime të forta.
Tahir Sinani, me origjinë nga Tropoja, ishte ndër luftëtarët e parë që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai mori pjesë në luftën e Kosovës, në konfliktin e Preshevës dhe në luftën e vitit 2001 në Maqedoni të Veriut, ku ra dëshmor.

Debati rreth deklaratave të Ballës dhe qëndrimit të Ahmetit ndaj protestave në Shqipëri ka vazhduar të gjenerojë reagime në opinionin publik dhe në skenën politike shqiptare.

Trending