Trendy

Arrestohet 36-vjeçari nga Vrutoku, dyshohet për disa vjedhje në Gostivar

Para 9 orë

Policia e Gostivarit ka arrestuar F.I. (36) nga fshati Vrutok, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë” në rajonin e Gostivarit.

Sipas SPB Tetovë, arrestimi është kryer më 10 korrik rreth orës 13:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur sende që dyshohet se janë vjedhur nga një market po atë ditë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Trending