Policia malazeze arrestoi shtetasin e RMV-së, Andrej Tanaskovski në Nikshiq, i cili kërkohej për tentativën e vrasjes së Marko Ljubisha, i njohur si “Kan”, raportuan mediat malazeze, duke cituar burime të shumta nga Departamenti i Policisë së Malit të Zi.
Sipas informacioneve, Tanaskovski u arrestua në një apartament sekret në lagjen Vidrovan në qytetin e Nikshiqit, dhe bashkë me të u arrestua edhe 34-vjeçari Neno Markovic nga Nikshiqi, për të cilin ekziston dyshimi se e ka ndihmuar të dyshuarin të fshihet nga agjencitë e zbatimit të ligjit pas kryerjes së krimit.





