Trendy

BDI shënon 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Para 1 orë

Tradicionalisht, edhe këtë vit, nën patronatin e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, do të shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.

 

Në kuadër të programit do të prezantohet një film dokumentar me ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2001 dhe procesin që çoi drejt nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

 

Një pjesë e rëndësishme do t’i kushtohet angazhimit të madh të botës perëndimore dhe komunitetit ndërkombëtar, i cili luajti rol vendimtar në ndërmjetësimin dhe arritjen e zgjidhjes politike e paqësore.

 

Lufta e vitit 2001 dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit morën gjithashtu mbulim të gjerë nga mediat më prestigjioze ndërkombëtare, duke e vendosur krizën e Maqedonisë në vëmendjen e opinionit publik botëror.

Trending