Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka reaguar ndaj qëndrimeve të BDI-së për përdorimin e parimit të Badinterit, duke theksuar se ky mekanizëm kushtetues është krijuar për mbrojtjen e shqiptarëve nga mbivotimi dhe diskriminimi, e jo për të mbrojtur interesat politike të një partie, përcjell tetova1

Në reagimin e tij, ministri thekson se asnjë subjekt politik nuk ka monopolin mbi përfaqësimin e shqiptarëve dhe se Badinteri nuk duhet të përdoret si instrument për bllokimin e punës së Kuvendit.

“Badinteri nuk është licencë për veto politike, nuk është mekanizëm për të imponuar vullnetin e një partie dhe aq më pak është pronë ekskluzive e BDI-së”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka kritikuar gjithashtu, siç e quan, përzierjen e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve me interesat partiake të BDI-së, duke rikujtuar edhe rastin e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Lexo edheDurmishi: Heshtja nuk e shpëton BDI-në nga skandali me Alta Bankën, kërkohen dorëheqje dhe përgjegjësi politike

“Prandaj, mos i ngatërroni dy gjëra krejt të ndryshme: mbrojtjen e shqiptarëve dhe mbrojtjen e interesave partiake të BDI-së!”, ka theksuar Durmishi.

Në fund të reagimit, ai ka shtuar se shqiptarët nuk kanë nevojë për kujdestarë politikë dhe se asnjë parti nuk mund të flasë në emër të një populli të tërë./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme