Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka reaguar lidhur me çështjen e Alta Bankës, duke kërkuar nga BDI-ja shpjegime dhe marrjen e përgjegjësisë politike për dyshimet e ngritura rreth këtij rasti.
Në reagimin e tij, Durmishi ka kërkuar që përgjegjësit të japin llogari dhe të mos fshihen pas heshtjes, ndërsa ka theksuar se çështja duhet të marrë edhe trajtim institucional nga organet e drejtësisë.
“Heshtja dhe fshehja nuk e shpëton BDI-në nga skandali me Alta Bankën. Duhen shpjegime, dorëheqje dhe përgjegjësi politike SOT! Ndërsa prej nesër është punë e Prokurorisë”, ka shkruar Durmishi.
Më shumë për këtë
Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë euroveMaqedoni · 2 javë më parë
Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e Bankës PopulloreMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












