Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

Borë në muajin korrik në Kodër të Diellit në Tetovë!

Besojeni ose jo, sot (24 korrik) në lartësitë e Malit Sharr, mbi Kodrën e Diellit, kanë rënë reshje bore. Fenomeni i pazakontë vjen pas ndryshimit të menjëhershëm të motit, me temperatura të ulëta dhe reshje në zonat më të larta malore.

Reshjet e borës në fund të muajit korrik janë një dukuri shumë e rrallë për këtë periudhë të vitit, duke e bërë pamjen e bardhë në majat e Sharrit edhe më të veçantë. Sipas parashikimeve, moti i ftohtë dhe i paqëndrueshëm në lartësi ka favorizuar shfaqjen e këtij fenomeni.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme