Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

Bruno Ceka  nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!
Screenshot

Përfaqësuesi i Organizatës Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut, Bruno Ceka, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit të publikuar nga Ceka, gjatë takimit është diskutuar për çështje që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit, me theks të veçantë te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian dhe nevoja për adresimin e kërkesave të studentëve.

Ceka theksoi se këto tema nuk janë çështje të politikës ditore apo të interesit të një partie të caktuar, por prekin funksionimin e shtetit, marrëdhëniet ndëretnike dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ai vlerësoi se dialogu për këto çështje është i rëndësishëm për ndërtimin e një shteti funksional dhe për avancimin e proceseve integruese të vendit. (INA)

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme