Maqedoni

Dhjetë kompani për pesë vite kanë fituar tenderë me vlerë një miliardë euro

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 6, 2024, 01:12

Në pesë vitet e fundit në vend janë lidhur kontrata për prokurime publike me vlerë totale prej 5.8 miliardë eurosh, nga të cilat 36%, ose 2.1 miliardë euro, i kanë takuar vetëm 50 kompani. Vetëm 10 kompanitë e para në krye të kësaj liste kanë fituar tenderë me vlerë 1 miliard euro.

Në listën e fituesve më të mëdhenj të tenderëve përfshihen kompani ndërtimi, distributorë të barnave, tregtarë të derivateve të naftës, etj. Disa nga këto kompani mbështeten pothuajse tërësisht në kontratat e prokurimeve publike për biznesin e tyre.

Në dhjetëshen e parë janë: Markovski Kompani Bitola, Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Kons, Energy Delivery Solutions, Makpetrol, Ilinden Struga, Granit, Makedonski Telekom dhe Stenton Gradba Bitola.

Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për Komunikime Qytetare për 50 kompanitë që kanë fituar më së shumti para nga prokurimet publike gjatë pesë viteve të fundit (2019-2023) dhe baza e hapur e të dhënave për to.

Sipas hulumtimit, kompanitë që kanë fituar vlerën më të madhe të tenderëve gjatë pesë viteve të fundit janë kryesisht nga vendi dhe atyre u janë ndarë 95% e vlerës së tenderëve. Vetëm 5% e tyre janë fituar nga kompani të huaja. Ndërkohë, pjesën më të madhe e mbajnë kompanitë nga Shkupi, të ndjekura nga ato të Manastirit.

– Kompania e renditur e para, Markovski Kompani, gjatë pesë viteve ka lidhur gjithsej 77 kontrata për prokurime publike me vlerë 151 milionë euro. Madje, 66 tenderë janë lidhur me ndërmarrjen shtetërore AD Elektranat, me vlerë 151 milionë euro.

Kompania e renditur e dyta, Dr. Panovski, gjatë periudhës pesëvjeçare të analizuar ka lidhur 1,491 kontrata me vlerë 144 milionë euro.

Në vendin e tretë është Pucko Petrol nga fshati Plasnicë, me 1,776 kontrata të lidhura me vlerë 137 milionë euro, raporton Qendra për Komunikime Qytetare.

Sipas veprimtarisë, madje 39% e vlerës së kontratave i takon sektorit të ndërtimit, ku përfshihen edhe kontratat e AD Elektranat për përdorimin e makinerive dhe punëtorëve për gërmimin e qymyrit. Në vendin e dytë janë tenderët për furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore me vlerë 559 milionë euro, që përbëjnë 27% të totalit. Në vendin e tretë janë derivatet e naftës me një vlerë prej 297 milionë eurosh dhe një pjesëmarrje prej 14%. Të gjitha kompanitë e tjera, sipas veprimtarisë, kanë një pjesëmarrje nën 10%.

– Disa kompani gjatë pesë viteve të fundit kanë pasur një vlerë të tenderëve të fituar më të madhe sesa të ardhurat totale që kanë realizuar. Kjo tregon se kontratat janë lidhur, por kërkesat për pagesë ose ende nuk kanë maturuar, ose nuk janë paguar. Megjithatë, kjo flet qartë se biznesi i këtyre kompanive bazohet plotësisht në prokurimet publike, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare, raporton MIA.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi