Maqedoni

Dogana e Maqedonisë në aksion! Kapen fustane, motoçikleta e cigare

July 23, 2024, 10:07

Gjatë javës së kaluar, doganierët kanë parandaluar disa tentime për kontrabandim të mallrave të ndryshme, prej ku janë sekuestruar përkohësisht cigare, rroba, automjete dhe gjësende të tjera.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria Doganore, është parandaluar tentim për kontrabandim të 114 pako cigareve pa pulla akcize, të markës Karelia dhe pesë pako cigare me pulla bullgare të akcizës, të markës Sobranie, që janë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit gjatë kontrollit të çantave të udhëtimit të një shtetasi nga RMV-ja, i cili synonte të udhëtonte për në Londër.

“Pas denoncimit nga shërbimi i sigurisë së aeroportit se pasagjeri ka bagazhe të rënda, doganierët kanë bërë mbikëqyrjen e detajuar të valixhes së tij, gjatë së cilës janë gjetur cigaret e padeklaruara. Cigaret janë ndalur përkohësisht, ndërsa kundër pasagjerit do të fillojë procedimi penal”, kumtuan nga Dogana.
Drejtoria e Doganave ka paraqitur kallëzim penal për kontrabandë me 52 fustane, të zbuluara gjatë kontrollit të një automjeti kosovar të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, i regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar “Bllacë”.

“Drejtuesi i automjetit fillimisht nuk është ndalur në kontrollin doganor, por pas reagimit të doganierëve është kthyer mbrapsht dhe më pas është bërë kontrolli i detajuar. Në të njëjtën kohë, fustanet e padeklaruara janë gjetur në tre çanta të përziera pas sediljeve të pasme dhe dy qese të vendosura nën sediljen afër drejtuesit të cilat janë mbajtur përkohësisht”, shtohet në kumtesën.

Ndër të tjera janë zbuluar 350 bluza me mëngë të shkurtra nga ekipet mobile doganore me skaner gjatë kontrollit të një automjeti kosovar, i drejtuar nga një shtetas turk, i cili është paraqitur për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Bllacë. Produktet e padeklaruara, për të cilat shoferi tha se ishin blerë në Turqi, por nuk dispononte asnjë dokument, u gjetën në një çantë udhëtimi dhe disa qese plastike të vendosura në sediljen e pasme dhe në bagazh. Bluzat janë ndalur përkohësisht, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit do të ketë procedim penal.

“Automjeti Ford Fiesta 1.4 TD me targa regjistrimi sllovake, me të cilin shtetas i Maqedonisë pa vendbanim të rregulluar jashtë vendit, është regjistruar për hyrje në shtetin 2/2 në vendkalimin kufitar Jazhincë. Për faktin se në automjet nuk ndodhej pronari i automjetit, shtetas sllovak, drejtuesi i automjetit ka bërë kundërvajtje doganore, pra është sjellë sikur automjeti të ishte lëshuar në qarkullim të lirë. Automjeti është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër drejtuesit të automjetit do të fillojë procedurë penale”, theksohet në kumtesën e Drejtorisë doganore

Gjithashtu janë zbuluar 9 mjete motorike të përdorura (katërçikleta, motoçikleta dhe skuterë), 4 karroca elektrike, 42 altoparlantë të përdorur, 21 goma të përdorura, 1 frigorifer i përdorur, 1 njësi për kondicioner e përdorur, 35 mbajtës metalik të përdorur dhe 1 pishinë gome, me vlerë totale prej rreth 2,3 milionë denarë, të zbuluara nga ekipet mobile doganore, gjatë kontrollit të mallit me origjinë nga Zvicra i deklaruar për doganim importues në njësinë doganore në Shkup.

“Produktet të cilat nuk ishin të mbuluara me dokumentet doganore, janë ndaluar përkohësisht dhe kundër importuesit, person fizik nga Shkupi, do të iniciohet procedurë përkatëse”, njoftuan nga Dogana.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler