Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Doli nga spitali Jovan Kostadinov, i riu që shpëtoi 21 persona nga zjarri në Koçan

Doli nga spitali Jovan Kostadinov, i riu që shpëtoi 21 persona nga zjarri në Koçan

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se është lëshuar nga spitali Jovan Kostadinov, djaloshi që shpëtoi mbi 21 persona natën e kobshme në diskotekën “Puls” në Koçan.

Taravari shkruan se 21-vjeçari tashmë është hero i gjithë vendit.

“Sot, me emocion të thellë dhe krenari të pafund, ndaj me ju lajmin se më në fund është rikthyer në shtëpi Jovan Kostadinov, i riu trim që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit të Koçanit.

Ka raste kur fjalët nuk mjaftojnë dhe kjo është një prej tyre. Si të përshkruhet një shpirt kaq trim dhe vetëmohues, që në momente paniku dhe rreziku nuk mendonte për veten, por vetëm për të tjerët?

Lexo edheDetaje të reja për tragjedinë në Maqedoni: Vajza kishte arritur të shpëtonte edhe më parë, duke ikur nga dritarja, ndërsa kalimtarët e dërguan në spital

Jovani, i cili është vetëm 21 vjeç, veproi si një hero i vërtetë. Ai hyri përsëri dhe përsëri, jo një herë, jo dy, por më shumë se 20 herë, për të ndihmuar të bllokuarit në flakë. Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Trupi i tij mban plagët e heroizmit të tij, por zemra e tij mbart diçka shumë më të madhe: respektin, admirimin dhe dashurinë e një kombi të tërë.

Jovani nuk është vetëm një hero i Koçanit. Ai është një hero i gjithë vendit tonë. Një simbol i asaj që do të thotë të vendosësh njerëzimin mbi frikën. Një kujtesë për të gjithë ne se sa shumë mund të bëjë një person me zemër të madhe”, shkruan Taravari.

Më shumë për këtë

Gjykata Supreme shfuqizon aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë!Maqedoni · 1 javë më parëKush është Vesna Kamilova, ish-drejtoreshë e spitalit “Sante”, e arrestuar në aksionin për keqpërdorimet me Fondin Shëndetësor?Maqedoni · 1 javë më parëHetim për mbi 260 milionë denarë – Spital privat dyshohet se arkëtonte para edhe nga Fondi Shëndetësor, edhe nga pacientëtMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme