Bota

E FRIKSHME/ Putin miraton dekretin, i hap rrugë sulmeve me armë bërthamore

November 19, 2024, 12:11

Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosur kushte të reja në të cilat vendi do të konsideronte përdorimin e arsenalit të tij.

Parashikohet që në rast të një sulmi nga një shtet jo-bërthamor, i cili mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të trajtohet si një sulm i përbashkët ndaj Rusisë.

Ndryshimi u propozua në muajin shtator dhe u firmos vetëm sot, kur u mbushën 1000 ditë nga nisja e luftës.

Ky vendim vjen pas lejes që Uashingtoni i dha Kievit për përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

Sipas ndryshimeve, një sulm i madh ndaj Rusisë me raketa konvencionale, dronë ose avionë mund të plotësojë kriteret për një përgjigje bërthamore, siç mund të jetë një sulm ndaj Bjellorusisë ose ndonjë kërcënim kritik për sovranitetin e Rusisë.

Çdo agresion kundër Rusisë nga një shtet që është anëtar i një koalicioni do të shihej nga Moska si agresion nga i gjithë grupi.

Ndryshimet zgjerojnë numrin e vendeve dhe koalicioneve, dhe llojet e kërcënimeve ushtarake, që i nënshtrohen një përgjigjeje të mundshme bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass.

Të hënën, Rusia paralajmëroi për një përgjigje të përshtatshme dhe të prekshme ndaj lëvizjes së presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketat ATACMS për të goditur vendin.
Një sulm i tillë brenda territorit rus “do të përfaqësonte përfshirjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe satelitëve të saj në armiqësitë kundër Rusisë”, tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme.

Peskov tha të martën se doktrina e re u publikua “në kohën e duhur” dhe se Putini kishte kërkuar që ajo të përditësohej në fillim të këtij viti në mënyrë që të ishte “në përputhje me situatën aktuale”, raportoi AP .

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler