Bota

Erdogan i kërkon Allahut të ‘mallkojë Izraelin sionist’ në fjalimet e Fitër Bajramit – vjen reagimi i Tel Avivit

March 31, 2025, 11:03

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit në lutjen e Fitër Bajramit të dielën, me agjencinë shtetërore të lajmeve të Turqisë, Anadolu, duke cituar presidentin të ketë thënë: “Allahu e mallkoftë Izraelin sionist”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan foli në Xhaminë e Madhe në Stamboll, së bashku me dijetarin islamik Ali Erbas, i cili mbajti një predikim fetar.

Gjatë fjalimit të tij, Erdogan deklaroi, “Ne të gjithë e dimë se çfarë po ndodh në Palestinë” – kur kërkoi që Sionizmi dhe Izraeli të shkatërrohen.

https://x.com/ragipsoylu/status/1906319338304373245

Erdogan uroi gjithashtu “mëshirë për dëshmorët” dhe “shërim të shpejtë për veteranët”, duke iu referuar militantëve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik palestinez dhe civilëve të Gazës që u vranë dhe u plagosën që nga shpërthimi i Luftës Izrael-Hamas.

Më herët të dielën, Erdogan lëshoi një mesazh mbarëkombëtar për të shënuar festën e Bajramit, në të cilin ai deklaroi: “Gjenocidi që po ndodh në Gaza, në veçanti, po arrin vazhdimisht një dimension më serioz me imazhe që do të prekin zemrat e kujtdo që ka një copëz ndërgjegjeje, morali dhe mirëkuptimi”.

“Si Turqi, ne shprehim qartë qëndrimin tonë kundër kësaj egërsie dhe përpiqemi të shërojmë plagët e vëllezërve tanë me ndihmën tonë. Megjithatë, përderisa bota, veçanërisht vendet perëndimore, nuk ndërmarrin veprime konkrete kundër kësaj shtypjeje, guximi i shtypësve do të rritet dhe klithmat e të shtypurve do të arrijnë qiejt”, shtoi ai.

Dhe një reagim ka ardhur nga Izraeli me ministrin e Jashtëm Gideon Sa’ar që tha: “Diktatori Erdogan zbuloi fytyrën e tij antisemitizëm”, duke shtuar se “Erdogani është i rrezikshëm për rajonin, si dhe për popullin e tij, siç është dëshmuar ditët e fundit”, duke iu referuar protestave të përhapura që denoncuan pushtetin e Erdoganit pasi ai urdhëroi ndalimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

“Le të shpresojmë që anëtarët e NATO-s ta kuptojnë se sa i rrezikshëm është ai, dhe jo para se të jetë tepër vonë”, shtoi Sa’ar në postimin e tij në X/Twitter.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_2664
Edi Rama: Pa gruan jam ndërtim pa leje
Qeveria-VMRO-VLEN-ZNAM
Pas zgjedhjeve lokale Qeveria mund të rikonstruohet, Alsat zbulon emrat që mund të ndryshohen
IMG_2662
Sekuestrohen dy vetura, zhvillonin gara “ilegale” në rrugën Kumanovë-Shkup
IMG_2659
Taravari: Kushtetuta e RMV-së duhet të ndryshohet në përputhje me Kornizën Negociuese me BE-në
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore